Sport

EKSKLUZIVE: Zekirija Ramadani tregon se a u shkarkua nga Prishtina  

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 17 November 2021

Klubi i Prishtinës mbrëmjen e së mërkurës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook njoftoi opinion publik se ka shkëputur kontratën me trajnerin, Zekirija Ramadani, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ nuk treguan se a është shkarkuar apo është dorëhequr tekniku shkupjan.

Gazeta inFokus ka kontaktuar Zekirija Ramadanin për ta kuptuar arsyen e largimit të tij nga Prishtina.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nuk është larguar nga Prishtina, por e kanë larguar drejtuesit e klubit.

“Këtë pyetje duhet të i’a bëni drejtuesve të klubit të Prishtinës, sepse ata me larguan. Unë nuk jam larguar vet nga klubi”, deklaroi Ramadani për Gazetën inFokus.

Zekirija Ramadani me Prishtinën sezonin e kaluar u shpall kampion i Kosovës, kurse me parë Superligën e ka fituar edhe me Trepçën ‘89 dhe Feronikelin.

Pas largimit të tije, klubi i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri të skuadrës boshnjakun, Abdulah Ibrakoviq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera