Ekskluzive: Profa flet për gjasat që ka Ferizaj për mbijetesë

Autori: Erion Maliqaj
22:22 | 05 February 2019
Njeri ndër trajnerët më të mirë në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli, është rikthyer në stolin e Ferizajt dhe ka një mision, i cili është mbijetesa në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.
Profa në një intervistë për Gazetën inFokus ka treguar arsyet e rikthimin në Ferizaj, gjendjen në të cilën e ka gjetur klubin, fillimin e përgatitjeve më vonesë, për përforcimet e reja, për vështirësitë e Ferizajt në luftën për mbijetesë, për ndeshjen më Feronikelin në Kupë dhe ka një mesazh për tifozët ferizajas.
Gazeta inFokus: Cilat ishin arsyet e rikthimit tuaj në Ferizaj?
Bylbyl Sokoli: Kam qenë edhe më herët në Ferizaj. Bisedat që kemi pasur më drejtuesit e ri të klubit kanë qenë që ta krijojmë në ekip për ta ardhmen, dhe më kanë shtyrë ta marr drejtimin e Ferizajt përsëri.
Gazeta inFokus: Në çfarë gjendje e ke gjetur skuadrën?
Bylbyl Sokoli: Janë larguar shumë futbollistë, por kemi grumbulluar për kohë të shkurtë disa prej futbollistëve që kanë qenë të lirë në këtë afat kalimtar dhe këtyre ju kemi bashkangjitur edhe disa junior dhe kemi filluar punën.
Gazeta inFokus: Sa mund të ndikoj negativisht fillimi i stërvitjeve më vonesë?
Bylbyl Sokoli: Ne nuk do të jemi të gatshëm, sepse më 6-8 stërvitje nuk mund të komponohet ekipi.
Gazeta inFokus: Keni udhëtuar në Durrës, sa do t’ju ndihmoj kjo fazë e vonshme përgatitore për stinorin pranveror?
Bylbyl Sokoli: Në Durrës jemi për shkak të kushteve dhe mundësisë më të mirë që të caktojmë përbërjen e parë për fillimin e kampionatit.
Gazeta inFokus: Sa i përket përforcimeve sa jeni i kënaqur?
Bylbyl Sokoli: Nuk kemi pas mundësi më i përzgjedhë. Jam i kënaqur më angazhimin e këtyre futbollistëve që po japin maksimumin në punë.
Gazeta inFokus: Ferizaj synon mbijetesën në Superligë, sa do të jetë e vështirë dhe cilat skuadra i sheh konkurrent për mbijetesë?
Bylbyl Sokoli: Mbijetesa do të jetë shumë e vështirë sepse kemi shumë pak kohë për përgatitje, në do te japim maksimumin por mbijetesa është mision shumë i vështirë për ne.
Gazeta inFokus: Në çerekfinale të Kupës do të takoheni më Feronikelin, sa beson qe mund të kaloni tutje?
Bylbyl Sokoli: Çfarë besimi duhet më pas më një ekip që ka gjithsejtë 8 stërvitje dhe më një kryesi të re?
Gazeta inFokus: Çka i premtoni tifozëve të Ferizajt?
Bylbyl Sokoli: Tifozëve ju premtoj së kemi më dhanë maksimumin në çdo ndeshje.
Kujtojmë se Ferizaj stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 11-të më 15 pikë te tubuara./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...