Fokus

EKSKLUZIVE: Ky është numri i qytetarëve dhe shuma totale e përfituar nga subvencionet në kursim të energjisë (DOKUMENT)

Autori: Ermirë Berisha 19:23 | 25 November 2022

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar subvencionet për të gjithë qytetarët që kanë kursyer energji elektrike, ku përfitues kanë qenë konsumatorët nga 7 distriktet e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Nga këto subvencione kanë përfituar hiç më pak se 167 mijë e 571 qytetarë të Kosovës, nga distrikti i Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës.

Nga të dhënat e siguruara nga Gazeta Infokus, distrikti i Prishtinës prinë me përfitimet nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës, ku 53 mijë e 683 konsumatorë të kryeqytetit kanë përfituar 533 mijë e 823 euro e 31 centë.

-Advertisement-

Ndërsa menjëherë pas kryeqytetit, i dyti vjen distrikti i Ferizaj, ku 23 mijë 637 konsumatorë kanë përfituar 233 mijë e 195 euro e 88 centë.

Një numër mjaftë i madh i konsumatorëve kanë përfituar edhe nga qyteti i Prizrenit, me 22 mijë e 129 konsumatorë përfitues, që kanë marrë shumën totale prej 215 mijë e 575e euro e 53 centë.

Kurse nga distrikti i Gjilanit, 18 mijë e 247 konsumatorë, kanë përfituar 170 mijë e 90 euro e 93 centë.

Në distrikti e Pejës kanë përfituar 17 mijë e 494 konsumatorë, të cilët në total kanë përfituar shumën prej 177 mijë e 399 euro e 01 centë.

E parafundit vjen Gjakova me 16 mijë e 47 konsumatorë, që përfituan 163 mijë 970 euro e 94 centë.

Ndërsa distrikti i fundit për nga numri i përfituesve dhe vlera e subvencionit është distrikti i Mitrovicës, me 16 mijë e 22 konsumatorë, të cilët në total përfituan 158 mijë e 547 euro e 66 centë.

Kështu nga shtatë distriktet totali i shumës së përfituar nga konsumatorët të cilët kursyen energjinë elektrikë është 1 milionë e 655 mijë e 296 euro e 28 centë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë bërë të ditur se kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, do të do të subvencionohet nga qeveria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera