Fokus

Ekskluzive: Kjo është agjenda e Aleksandër Vuçiqit që iu refuzua nga shteti i Kosovës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 07 September 2018

Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq iu bë e qartë se nuk mund të hyjë e të shëtisë nëpër Kosovë ka ti dojë qejfi.

Institucionet e Kosovës kanë marr vendim që agjenda e Presidentit serb të mos jetë siç ai ka kërkuar.

Gazeta InFokus ka siguruar dokumente ekskluzive të kërkesës së shtetit serb për vizitën e fundjavës.

-Advertisement-

Presidenti serb ka kërkuar që të futet nëpërmjet pikëkalimit kufitarë në Bërnjak të Zubin Potokut.

Ndërsa si ndalesë të parë në orën 14.30 të ditës së shtunë ka kërkuar ta ketë në Qendrën për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq po në Zubin Potok.

Në 15.30 është kërkuar të vizitohet diga e liqenit më të madh të Kosovës e që shtrihet në veri të vendit.

Aleksandër Vuçiq ka kërkuar që Ujmanin ta vizitoj në orën 15.15.

Dhe pikërisht këtë kërkesë nuk e kanë pranuar institucionet e shtetit të Kosovës.

Me një e-mail zyrtar qeveria e Kosovës iu ka përgjigjur negativisht Serbisë. Aty ka shkruar se presidenti i Serbisë nuk mund të vizitoj Gazivodën siç e quajnë banorët lokal liqenin që shtrihet në zonën e banuar me popullatë kryesisht serbe.

Dhe kjo ka krijuar tensione mes dy shteteve që të premten në mëngjes rezultoi me anulimin e takimit të dy presidentëve në Bruksel.

Në dokumentet e siguruara nga Gazeta InFokus shihet se pas Gazivodes delegacioni serb ka paraparë të shkoj në Leshak.

Në 20.30 Vuçiq dëshiron të ketë një takim në kuvendin komunal të Zveqanit, shkruan në dokumentin e siguruar nga inFokus.

Këtu sipas agjendës së kërkuar nga pala serbe pritet ta kaloj edhe natën mes të shtunës e së dielës presidenti serb Aleksandër Vuçiq bashk me një “armatë” të delegacionit nga Serbia.

Ndërsa ai në tokën e Kosovës ka parapa të qëndroj edhe të dielën deri në mesditë ku në Sheshin Shumadija do ti adresohet qytetarëve të veriut të Kosovës.

Orët e paraditës të 9 shtatorit ai ka shfaqur interesim ti kaloj në Mitrovicën Veriore.

Këtu ka paraparë të vizitoj qendrën klinike, lagjen Lugina e Diellit të financuar nga Serbia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera