Sport

EKSKLUZIVE: Ja ku po qëndrojnë futbollistët e Dritës pas rikthimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 12 August 2020

Ekspedita e klubit të Dritës është rikthyer sot nga Nyoni i Zvicrës në Kosovë, pasi UEFA në bashkëpunim me autoritetet zvicerane vendosen që duelin final të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Linfieldit ta anulojnë, shkruan Gazeta inFokus.

Anulimi i ndeshjes erdhi pasi futbollisti i skuadrës nga Gjilani, Hamdi Namani, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta mëson se pas kthimit në Kosovë, stafi dhe futbollistët e Dritës nuk janë karantinuar të gjithë se bashku, por se cili ka shkuar në shtëpinë e vet.

-Advertisement-

Gjithashtu inFokusi mëson se ‘bardhekaltërit’ nesër do ti rifillojnë përgatitjet, derisa do të presin derisa UEFA ta merr një vendim final rreth kësaj sfide.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s sot ka njoftuar se rastin e ka dërguar në Apelin e shtëpisë me të madhe të futbollit evropian, por nuk ka treguar se kur do të publikohet vendimi për këtë ndeshje./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera