Ekskluzive: Greva e kontrollorëve nuk e ndal Thaçin e Haradinajn, ata fluturuan me aeroplan të Pacollit
Autori: Xhejlane Kaçiu
18:45 | 15 February 2019
Pavarësisht grevës së kontrollorëve ajror, Presidenti, Hashim Thaçi dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj kanë udhëtuar të premten për në Gjermani.
Ata kanë udhëtuar me aeroplanin privat të biznesmenit që mban edhe postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan gazeta inFokus.
Sipas kryetarit të Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Artan Hasanit, krerëve të shtetit u ofrohen shërbime në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nëse udhëtimet bëhen në mënyrë zyrtare.
“Ne jemi të detyrum me dhanë shërbime për fluturime shtetërore. Ata kur e kanë mbush planin e fluturimeve e kanë mbush si plan fluturimi shtetëror dhe kjo vlen për Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, jo për deputetët. Ata kanë pas me fluturu në tjetër mënyrë, por më duket nuk kanë rreziku edhe kanë shku me aeroplan të Pacolli. Për ndryshe aeroplanin komercial nuk munden me klasifiku si të tillë”, ka thënë Hasani për inFokus.
Përveç krerëve të shtetit, gjatë grevës, Kontrollorët e trafikut ajror ofrojnë shërbime edhe për KFOR-in dhe FSK-ën.
“Kjo bëhet për shkak se fluturimi shtetëror konsiderohet i rëndësishëm për shtetin, me rëndësi jetike. Ne edhe çdo fluturimi ushtarak i kemi ofru shërbime gjatë gjithë kohës. Nëse kish pas diçka prej FSK-ës gjithashtu kishim ofru shërbime” u shpreh Hasani.
Në kohën kur liderët e shtetit fluturuan për në Gjermani Sindikata e Kontrollorëve të trafikut ajror ishte në grevë.
Këtë premte ata nuk punuan për tetë orë në shenjë pakënaqësie me pozitën e tyre në Ligjin për Paga, i cili është votuar me 2 shkurt në Kuvend.
Por greva e tyre nuk do të zgjat edhe ditëve në vazhdim.
Kryetari i sindikatës së punëtorëve të Kontrollit Ajror, Artan Hasani, për gazetën inFokus ka thënë se greva është pezulluar tashmë deri më 22 shkurt.
“Ne kemi vendos të pezullojmë grevën për ditën e nesërme dhe të hënën. Pezullimi i grevës do të vazhdoj deri të premten e ardhshme për shkak të kërkesave të bashkëatdhetarëve që të punojmë normalisht këto ditë pasi është festa e Pavarsisë”, ka thënë Hasani.
Ai theksoi se nga kjo periudhë e pezullimit të grevës, pret që institucionet e vendit të plotësojnë kërkesat e tyre.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme u anuluan 8 fluturime por jo edhe ai i aeroplanit të Behxhet Pacollit, me të cilin fluturuan Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. /gazeta inFokus/

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
































