Sport

Ekskluzive: FFK dhe policia ndërprejnë ndeshjen ilegale mes klubeve serbe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 07 November 2020

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë intervenuar sot dhe kanë ndërprerë ndeshjen ilegale mes klubeve nga Liga e Tretë Serbe.

Futbolli në Kosovë tashmë është pezulluar për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë, por kjo nuk i ndali klubet serbe që të organizojnë ndeshje ilegale brenda territorit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Periskopi ka marrë informata she Takovo dhe Trepça fantome kishin planifikuar të zhvillonin një ndeshje nga ora 13:00, dhe menjëherë ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

-Advertisement-

FFK, në bashkëpunim me Policinë e Kosovoës, kanë intervenuar menjëherë duke ndërprerë këtë takim, që po luhej në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por as në UEFA apo FIFA nuk kanë dashur të ndërhyjnë.

E vështirë ta shpjegojmë neglizhencën dhe symbylljen e organizatave botërore të futbollit ndaj kësaj dukurie. /Periskopi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera