Ekskluzive/ Deklarohen nga KFOR për zgjedhjet në veri: Sigurinë do ta garantojë policia e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 14 April 2023
Me 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.
Derisa pas incidentit të fundit, ekspertët e sigurisë po alarmojnë për një gjendje jo stabile të sigurisë që të mbahen zgjedhjet në veri nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR kanë deklaruar se siguria në këtë pjesë me rastin e zgjedhjeve por edhe para saj do të garantohet nga Policia e Kosovës.
Në një deklaratë për Gazetën Infokus nga KFOR kanë deklaruar se vazhdojnë të jenë në monitorim të situatës dhe në gatishmëri për të përballuar çdo skenar të mundshëm.
“Me rastin e zgjedhjeve të planifikuara më 23 prill në komunat e veriut, sigurinë do ta garantojë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efektive”, kanë thënë për Infokus nga zyra për informim e KFOR.
Nga KFOR kanë deklaruar se mbeten të fokusuar në qëllimin dhe mandatin e tyre për të siguruar mjedis të sigurte për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë për Infokus.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi po e konsideron goxha serioze situatën në veri e cila sipas tij mund edhe të mund të përshkallëzohet në përmasa të eskalimit, në gjithë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Elezi në një intervistë për Gazetën Infokus ka thënë se strukturat paralele serbe mund të shfrytëzojmë zgjedhjet dhe situata të dalë jashtë kontrollit.
“Situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës është serioze, ngase ekziston rreziku i përshkallëzimit apo eskalimit, pas incidentit ku një qytetar nga komuniteti serb është plagosur ditë më parë nga policia e Republikës së Kosovës. Referuar kësaj ngjarje si dhe përpjekjeve të vazhdueshme të strukturave paralele e kriminale të cilat veprojnë në veriun e Mitrovicës, si dhe faktit së këta struktura kriminale vazhdojnë të mbështetën nga shërbimet sekrete serbo ruse, ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veriun e Mitrovicës apo edhe gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kosova është duke bërë përpjekje të organizimin e zgjedhjeve lokale në 4 komunat veriore, edhe pse kjo është kundërshtuar nga serbet lokal dhe Beogradi zyrtar, andaj ky incident mund të përdoret nga strukturat kriminale serbe për organizimin e aktiviteteve të dhunshme me qellim mos lejimin e zgjedhjeve lokale si dhe mos lejimin e operimit të policisë së republikës të Kosovës në veriun e Mitrovicës”, është shprehur eksperti i sigurisë.
Në lidhje me gjendjen në veri kane folur sot edhe nga Misioni i EULEX-it në Kosovë.
Ata janë shprehur se është duke shqyrtuar rritjen e pranisë më të madhe të patrullave në zonën e Urës së Bistricës në Veri, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Kjo sepse sipas tyre situata në këto pjesë është e brishtë.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakuumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon. Në dritën e incidentit të fundit, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së frekuencës së patrullave tona të zbulimit rreth zonës afër urës së Bistricës, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, kanë thënë nga Eulex-i.
Kujtojmë se me 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan pasi kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje./Gazeta Infokus/
A ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve në veri: “Situata shumë afër eskalimit”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...