A ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve në veri: “Situata shumë afër eskalimit”
Autori: Gazeta inFokus
16:51 | 13 April 2023
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se pas incidentit që ndodhi në veri të Kosovës ku dyshohet se një polic plagosi një serb, është vështirë të besohet se zgjedhjet e 23 prillit në veri realisht mund të mbahen.
Ai në një intervistë për Gazetën Infokus ka deklaruar se nuk ka kushte sa i përket sigurisë dhe zgjedhjet mund të përdoren si arsyetim për tensionimin të gjendjes në veri. E para se kjo të ndodhë institucionet në Kosovë sipas tij duhet të dëshmojnë se ka kushte reale për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
“Nëse para këtij incidenti mund të shpresonim se mund të mbaheshin zgjedhjet në veriun e Mitrovicës, tani e kemi të vështirë të besojmë dhe shpresojmë se mund të krijohet kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të fillojnë në maratonë aktivitetesh për sanimin e situatës së krijuar, kështu duke prezantuar prova bindëse se Kosova nuk ka qellim eskalimin e situatës duke tentuar organizimin e zgjedhjeve në veriun e Mitrovicës. Nëse Institucionet e sigurisë nuk mund të dëshmojnë se kemi kushte sigurie për mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë këta zgjedhje do të shtyhen për një datë tjetër”, ka thënë Elezi.
Njohësi i sigurisë ka shtuar se situata në veri vazhdon të jetë serioze dhe edhe mund të përshkallëzohet në përmasa të eskalimit, në gjithë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
“Situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës është serioze, ngase ekziston rreziku i përshkallëzimit apo eskalimit, pas incidentit ku një qytetar nga komuniteti serb është plagosur ditë më parë nga policia e Republikës së Kosovës. Referuar kësaj ngjarje si dhe përpjekjeve të vazhdueshme të strukturave paralele e kriminale të cilat veprojnë në veriun e Mitrovicës, si dhe faktit së këta struktura kriminale vazhdojnë të mbështetën nga shërbimet sekrete serbo ruse, ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veriun e Mitrovicës apo edhe gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kosova është duke bërë përpjekje të organizimin e zgjedhjeve lokale në 4 komunat veriore, edhe pse kjo është kundërshtuar nga serbet lokal dhe Beogradi zyrtar, andaj ky incident mund të përdoret nga strukturat kriminale serbe për organizimin e aktiviteteve të dhunshme me qellim mos lejimin e zgjedhjeve lokale si dhe mos lejimin e operimit të policisë së republikës të Kosovës në veriun e Mitrovicës”, është shprehur eksperti i sigurisë.
Por çfarë duhet të ndërmarrin institucionet në vend në mënyrë që kjo të mos ndodhë?
Elezi ka deklaruar se qeveria, presidenca e institucionet e tjera duhet të kenë kujdes me deklaratat publike që bëjnë në këto kohë për ngjarjet në veri apo të dhënat që mund të ketë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
“Fillimisht ne duhet të njohim realitetin e krijuar së fundi në veri, pastaj duhet marrë veprime konkrete për të bindur faktorin ndërkombëtar se incidenti të konsiderohet si rast i izoluar, gjithashtu të japim prova të besueshme se personat e përfshi në këtë rast do të vendosën para drejtësisë dhe po ashtu do të marrin dënimin e merituar. Fakti se ditë më parë presidentja e Republikës së Kosovës si dhe deputet të Kuvendit kanë deklaruar se AKI, kishte siguruar informacione të besueshme se në Rashk të Serbisë janë duke u përgatitur struktura të caktuara për të kryer sulme në veri apo për të aneksuar veriun e Mitrovicës e ka vendosur Kosovën në një pozicion tejet të rëndë në raport me shërbimet partnere të cilat mund të hezitojnë për të besuar se ky incident ishte i rastësishëm, dhe nuk ndërlidhet me ndonjë plan sekret për provokimin e situatës së sigurisë nga vetë Kosova, dhe kështu krijimin e një situate e cila do të inkurajonte aktivitete të dhunshme në veri. Ne duhet të kemi shumë kujdes në komunikim me publikun, sepse mund të krijojmë instituata nga të cilët do të dëmtojmë rëndë projektet e paqes në Kosove dhe rajon”, përfundon ai.
Në lidhje me gjendjen në veri kane folur sot edhe nga Misioni i EULEX-it në Kosovë.
Ata janë shprehur se është duke shqyrtuar rritjen e pranisë më të madhe të patrullave në zonën e Urës së Bistricës në Veri, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Kjo sepse sipas tyre situata në këto pjesë është e brishtë.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakuumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon. Në dritën e incidentit të fundit, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së frekuencës së patrullave tona të zbulimit rreth zonës afër urës së Bistricës, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, kanë thënë nga Eulex-i./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































