Lajme

Ekskluzive: 9 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 27 September 2026

Nëntë persona janë arrestuar në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj.

Ndërkohë, Sistemi Prokurorial ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.

-Advertisement-

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, ndërsa për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy