Ekipi i zotit Biden i kërkon administratës Trump të nisë tranzicionin e pushtetit
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 17 November 2020
Në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet, ekipi i tranzicionit i ish-Nënpresidentit Joe Biden, fituesi i parashikuar i garës presidenciale, po i kërkon administratës së Presidentit Trump të nisë këtë javë procesin e tranzicionit. Pengesat në këtë drejtim, sipas anëtarëve të ekipit të zotit Biden, do të rrezikonin vendin ndërsa ndodhet në mesin e një vale pandemie.
Rastet me koronavirus po rriten kudo në SHBA. Por ndërkohë virusi është bërë pjesë e një drame politike, rreth asaj nëse Presidenti Donald Trump do të lejojë bashkëpunimin mes administratës së tij dhe ekipit që punon për Joe Bidenin, I parashikuar si fitues i garës presidenciale, e që do të inaugurohet më 20 janar të 2021.
Deri më tani, Presidenti Trump, i cili vazhdon të pretendojë, por pa ofruar prova, për manipulim masiv të votave, nuk e ka lejuar fillimin e procesit të tranzicionit të administratës së re. Anëtarët e ekipit të zotit Biden thonë se kjo po vë në rrezik vendin ndërsa ndodhet në mesin e një vale pandemie.
“Është në interesin kombëtar që ekipi i tranzicionit të njihet me informacionet rreth kërcënimit që paraqet pandemia, në mënyrë që të kuptojë planet e shpërndarjes së vaksinave, të dijë se ku janë rezervat, cila është gjendja me maskat e dorezat. Ka shumë informacione të cilat duhet të shpërndahen. Kjo nuk është një gjë që mund të bëhet në minutën e fundit”, thotë Dr. Atul Gawande, anëtar i bordit këshillimor të zotit Biden mbi çështje që lidhen me COVID-19-n.
Sipas gazetës The Washington Post, hera e fundit që Presidenti Trump ka marrë pjesë në takimet e grupit të punës mbi koronavirusin, ishte para pesë muajsh. Por, javën e kaluar, ai foli mbi kohën që do të duhet për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19-s. “Ky proces do të fillojë menjëherë, do të shpërndahen me miliona doza së shpejti. Ata janë gati në pritje të miratimit përfundimtar”, thotë Presidenti Donald Trump.
Admirali Brett Giroir, anëtar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin, thotë se informacionet rreth përpjekjeve të administratës Trump për të luftuar infeksionin janë ndarë gjerësisht me publikun, përfshirë dhe me anëtarët e ekipit të zotit Biden. “Dua të jem sa më transparent të jetë e mundur me të gjithë. Kjo nuk është çështje politike. Kjo është një çështje që lidhet me shëndetin publik dhe shpëtimin e jetëve të amerikane. Mendoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo”, thotë ai.
John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i zotit Trump, u bëri thirrje udhëheqësve republikanë të nxisin Shtëpinë e Bardhë të ndajë me administratën e zotit Biden informacione lidhur me virusin dhe sigurinë kombëtare. “Sërish mendoj se duhet që republikanët të shpjegojnë se është e pashmagshme që të ketë një tranzicion dhe se ai duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ai.
Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins në SHBA janë regjistruar mbi 11 milionë raste me koronavirus dhe rreth 246 mijë vdekje prej fillimit të pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë në botë të banorëve të prekur me COVID-19.
Të tjera
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...