Lajme

EFJ ngre alarmin për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 03 January 2023

Federata Evropiane e Gazetarëve ka ngritur alarmin për kërcënimet në rritje që rrethojnë gazetarët dhe punonjësit e medias që raportojnë për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nga veriu i Kosovës.

6 sulme ndaj gazetarëve kanë ndodhur në dhjetor në veri.

EFJ përmes një postimi në Twitter i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë duke kërkuar nga autoritetet kompetente, duke përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, KFOR-in dhe policinë, që të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e gazetarëve që raportojnë në terren.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera