Lajme

Edita Tahiri: Koalicioni “FillimiRi” garantues i interesit nacional

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 24 May 2017

Partia Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK) e udhëhequr nga kryetarja e saj, Edita Tahiri, ka mbajtur takimin e kryesisë me kryetarët e degëve me qëllim të përgatitjeve për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës që do të mbahen me 11 qershor 2017. Në fjalën e saj, Tahiri, ka thënë se vazhdimi i koalicionit mes ADK-së dhe PDK-së dëshmon një parterit politik të vizionit dhe vlerave për shtetin dhe kombin dhe është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës.

Ajo ka thënë se koalicioni “FillimiRi” i udhëhequr nga PDK është ganatues i interesit nacional sepse në përbërjen e sajë janë parti politike dhe politikanë që kanë dëshmuar përkushtimin për interesin nacional dhe pavarësinë e Kosovës në kohë më të rënda të luftës për liri dhe pavarësi për të vazhduar me vendosmëri ndërtimin e Kosovës si një shtet euro-atlantik.“Ky është koalicion për ardhmëri, i lidershipit të devotshëm dhe të dëshmuar që premton një fillim të ri për progresin e vërtet për të cilin kanë nevojë qytetarët  e vendit tonë.

Koalicioni “FillimiRi” është koalicion i fitores për qytetarët, të cilët tashmë në tre mandate e kanë votuar fituesin, PDK-në dhe partnerët, dhe do ta bëjnë edhe tani, sepse e dinë që ne i mbajmë premtimet. Ky është koalicion për rritjen e Kosovës, rritjen e ekonomisë, punësimit dhe mirëqenien e qytetarëve dhe më shumë se kaq është koalicion i udhëhequr nga PDK e cila ka bërë rritjen e rrogave në sektorin publik, duke vënë në pozita të dinjitetshme shërbyesit civil për ti shërbyer mirë qytetarëve dhe shtetit”, tha Tahiri.    Ajo ka kërkuar mobilizim të plotë të strukturave të ADK-së dhe përkrahësve e simpatizantëve për arritjen e fitores së koalicionit “FillimiRi” .

-Advertisement-

Në pjesën e dytë të takimit, është krijuar shtabi zgjedhor në krye me Dren Zeka, nënkryetar i ADK-së, i cili do të jetë në koordinim të ngushtë me shtabin qendror zgjedhor të udhëhequr nga PDK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera