Sport

Edi Reja flet pas fitores ndaj Kazakistanit si dhe për finalen e grupit ndaj Bjellorusisë

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 15 November 2020

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka folur pas ndeshjes me Kazakistanit, të cilën ‘kuqezinjtë’ e fituan me rezultat 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku italian ka thënë se pranimi i golit i’a vështirësoi punët, por arritën ta zotëronin takimin deri në fund.

“Sigurisht ishim 2-0, por goli i pësuar na hapi probleme, sepse e kishim nisur ndeshjen mirë, por e rikuperuam pastaj. Nga minuta e 25 e tutje ky gol na kushtëzoi pak dhe ata morën hov. Nga pikëpamja fizike ata ishin superior, mendova që të fus në lojë lojtar që të kishim sa më shumë zotërim të topit, si Memushaj, Kallaku. Cikalleshi na ka munguar në ndeshjen e parë, e njoh, është një lojtar që punon shumë, dhe përveç kësaj edhe bën gol”, tha Reja.

-Advertisement-

Tutje ai ka folur edhe për ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë që do të përcaktojnë fituesin e grupit.

“Nëse nuk fitojmë me Bjellorusinë kjo fitore nuk do të vlejë. Duhet të përgatitemi mirë, sepse ata janë shumë mirë të përgatitur, më mirë se Kazakistani. Duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje”, përfundoi Edi Reja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera