Lajme

Edi Rama porosit kafe në lokalin italian, kamarieri i del nga Elbasani

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 04 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ishte i ulur në një kafene në Itali, ka takuar kamarierin e këtij lokali i cili ishte shqipëtar, shkruan gazeta inFokus.

Lideri i Shqipërisë e ka ftuar të ulet me të e me këtë rast i riu i cili ishte nga Elbasani ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

Në një video të publikuar nga “Report Tv” ai gjithashtu ka shprehur edhe mirënjohjen për shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

-Advertisement-

“Në Itali jam që nga 2003, jam nga Elbasani. Më erdhi shumë keq për tërmetin që ndodhi në Shqipëri dhe më bëhet shumë qejfi që Italia dhe shumë shtet të botës kanë ndihmuar”, thotë i riu nga Elbasani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera