Edi Rama ia lë fajin LSI-së për përmbytjet në jug
Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 03 December 2017
Shifrat që raporton Komiteti i Emergjencave Civile për dëmet e përmbytjeve janë dramatike. Vetëm me tre ditë shi 3300 banesa janë nën ujë, 10,200 hektarë tokë të përmbytura dhe afro 5,800 hektarë të tjerë me prani uji, kryesisht në Fier e Vlorë.
Shifrat janë zyrtare dhe tregojnë se qarqet më të prekura janë Fieri dhe Vlora. Numri i shkollave të dëmtuara është 56, ndërsa 28 kanë dalë tërësisht jashtë funksionit.
596 familje janë evakuuar nga banesat e tyre dhe llogaritet që numri i banorëve të shpërngulur është mbi 1,500 persona.
Edi Rama mendon se aftësia mbrojtëse e shtetit nga përmbytjet do të përmirësohet në të ardhmen.
Sipas tij mosmarrëveshjet me LSI në të shkuarën penguan pastrimin e kanaleve kulluese. Deklaratën e bëri gjatë një vizite në Berat, ku iu gëzua funksionimit të një kanali kullues që kishte shpëtuar prodhimet e banorëve të zonës.
“Ne do bëjmë edhe kalimin e kanaleve të para te bashkitë se u vonua ajo fazë, për pamundësinë për t’u kuptuar deri në fund me aleatët që kishim në Ministrinë e Bujqësisë. Besoj që në këtë mandat, plani është shumë i qartë. Ndërkohë po bëjmë një program të ri financimi të emergjencës dhe do shkojmë të gjitha ato pika që rezultuan të dobëta, pasi kemi nxjerrë një pjesë të atyre pikave të nxehta të 2015 dhe jam i bindur se do të kemi një aftësi mbrojtëse shumë më të madhe në rastin që do të ndodhin përsëri” u shpreh Rama, ndërsa kërkoi durim nga banorët e zonës, sepse timonin i vetëm e ka vetëm e ka prej pak ditësh.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...