Edi Rama: Bishat amerikane B52 fluturuan sot mbi Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 22 August 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur fluturimin e dy bombarderëve amerikanë mbi Tiranë, duke thënë se me këtë demonstrim shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Edi Rama.
Fluturimi ishte paralajmëruar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO”, njoftoi sot ambasada.
B-52H Stratofortress është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh.
Të tjera
-
Nënsekretarja e Shtetit viziton Kosovën, do të takojë Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit Amerikan për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, gjat...
-
Nënkryetarja e PDK-së: Po shohim një rivalitet apo përçarje në mes të Kurtit dhe Osmanit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, tha se preside...
-
25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit`
06:38 / 14.05.2024 25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` RT...
-
Inaugurohen objektet e renovuara të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Intensive
Ministria e Ekonomisë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ...
-
25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese krimi...
-
Moti vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban moti vranët dhe me...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Deda: Shkuarja në zgjedhje është në interes të Kosovës
Sipas analistit Ilir Deda, zgjedhjet potenciale parlamentare sivjet janë në i...
-
Nëse ju është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Pas një vonese të gjatë, Google lansoi rrjetin Find My Device për gjetjen e t...
-
Haradinaj: Prapa nismës për shpërbërjen e Kuvendit është Kurti, po i rrëshqet toka nën këmbë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurtit “duket që po i rrëshqet...
-
Krasniqi me njoftim të ri: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar edhe në profilin e tij në ...
-
E refuzoi takimin me Kurtin, Abdixhiku flet për bukuritë dhe mikpritjen e Dragashit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit r...