Lajme

Edhe tri raste me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 08 April 2020

Epidemiologu Aleksandar Antonjijevic në në konferencë për media në Mitrovicën Veriore tha që janë konfirmuar edhe tri raste me koronavirus në këtë anë.

Dy nga ta janë nga Mitrovica e Veriut e një nga Zveçani, shkruan gazeta inFokus.

Këtë të mërkurë u testuan 30 pacientë, 19 nga të cilët ishin në karantinë në Qendrën Studentore, e tre pacientët ishin duke u trajtuar në Nish të Serbisë.

-Advertisement-

Ndërsa në repartin infektiv të spitalit të Mitrovicës Veriore po trajtohen tetë persona.

Deri tash janë 20 të infektuar në komunat me shumicë serbe.

Pacientët janë në gjendje stabile, përveç dy nga të cilët janë në ethe, ka thënë Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Mitrovicës së Veriut Mirjana Nikoliq./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera