Sport

Edhe sportisti i njohur kosovar në luftë ndaj koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 08 April 2020

Volejbollisti i njohur kosovar, Faton Mustafa, ndodhet në vijën e parë të frontit në luftën me virusin vdekjeprurës, koronavirusin, transmeton Gazeta Metro.

Faton Mustafa është pjesë e skuadrës së Therandës, por përveç kësaj ai ushtron edhe profesionin e stomatologut. Megjithatë, në këto ditë të vështira ai dhe kolegët e tij kanë qëllimin e luftimit së koronvirusit.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Volejbollit e Kosovës përmes një postimi gjatë ditës së djeshme, me rastin e shënimit së Ditës Botërore së Shëndëtësisë.

-Advertisement-

“Në vijën e parë të frontit kundër pandemisë edhe volejbollisti i mirënjohur Faton Mustafa! Urimë ditën botërore të shëndetësisë të gjithë mjekëve që tashmë janë herojntë e ditëve të sakrificës. Ju faleminderit për kontributin dhe veprat tuaja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera