Edhe sot Rrustem Mustafa dëshmon në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus
06:59 | 12 July 2023
Sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Dje në Gjykatën Speciale ka nisur dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Prokuroria dje filloi intervistimin me pyetjet për të dhënat personale të Mustafës ku, ndër të tjera, ai ka pohuar se është i njohur si “Remi” dhe se ka qenë ushtar i UÇK-së dhe komandant i Zonës Operative të Llapit.
Mustafa ka konfirmuar se ka dhënë deklarata për procesin gjyqësor kundrejt tij gjatë kohës së UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe deklaratat e dhëna para tre vjetësh në Gjykatën Speciale.
Ish-komandanti i ZO të Llapit ka deklaruar se personat me të cilët ka bashkëpunuar ishin të caktuar prej tij, ndonëse emërimet i ka bërë Shtabi i Përgjithshëm.
Ndryshe, Rrustem Mustafa, ish-komandant i ZO të Llapit, pritet të intervistohet për rreth 36 orë, prej tyre 12 orë nga prokuroria, 23 nga mbrojtja e të akuzuarve dhe një orë nga avokati i viktimave.
Seanca gjyqësore vazhdoi dhe u përmbyll me pyetjet rreth organizimit të UÇK-së në ZO të Llapit, ku dëshmitari Rrustem Mustafa ishte komandant, derisa dëshminë e tij ai do ta vazhdojë sot në mëngjes.

Të tjera
-
Perparim Rama: Hajrulla Çekun s’e lexoj më çka shkruan, flet të pavërteta gjithmonë
Kreu i Komunës së Prishtinë, Perparim Rama, në një konferencë për media t...
-
Trump: Unë e udhëheq Amerikën dhe botën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të re për The Atlan...
-
“Shteti peng, ua shtrenjtoi rrymën shqiptarëve, jo serbëve”: Edita Tahiri i reagon ashpër Kurtit
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka drejtuar kriti...
-
Çmimi i rrymës për bizneset pritet të rritet deri në 30 për qind
Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e m...
-
Zbardhet rasti i 18-vjeçarit në Korçë, Antonio Karafili u vr* a nga e dashura dhe partneri i saj
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Ke...
-
Tragjedia në Koçan, vazhdojnë protestat e familjarëve duke kërkuar drejtësi
Nga përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike, familjet e të vrarëve në Koçani...
-
KDI: Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… RROGAT JU DALIN NESËR!
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar përsëri sot pasi dështoi edhe për h...
-
Murati për bllokimin e Kuvendit: Po ndikon edhe në dorëzimin me kohë të Kornizës së Shpenzimeve
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të t...
-
KDI-ja i bën karikaturë liderët politikë: Tentimi 1,2,3,4…8 – Deri kur?
Seanca konstituive ka dështuar sërish sot. Kandidatja e propozuar për kryetar...
-
Naim Rashiti jep 10 opsione për tejkalimin e bllokadës: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka dekla...
-
Kurti bën homazhe në Zhazhë, viziton edhe Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim d...
-
Policia publikon pamje se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje
Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit n...