Lajme

Edhe Ministria e Kulturës punësoi mbi 100 persona me kontratë mbi vepër

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 30 June 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve (MKRS) kishte angazhuar 104 persona me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, ku 14 prej tyre janë marrë pa procedura të rekrutimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shumë shkelje ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2017. Sipas Auditorit, MKRS-ja gjatë vitit kishte angazhuar 104 persona me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV). Sipas Auditorit, në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës këto i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për to duhet të zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

“Ne kemi vërejtur se nga 104 të angazhuarit me MSHV, 14 prej tyre janë marrë pa procedura të rekrutimit. Angazhimi i punëtorëve me MSHV pa procedura adekuate të rekrutimit rrit rrezikun që të angazhohen personat jokompetentë për pozitat përkatëse dhe kjo mund të rezultojë në mosefikasitet operacional dhe mosarritje të objektivave të organizatës. Ministri duhet të sigurojë se punonjësit me kontrata për shërbime të veçanta të angazhohen me procedura rekrutuese sipas kërkesave ligjore”, thuhet në raportin e Auditorit për MKRS-në.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera