Rajoni dhe Bota

Edhe konsumimi sado i pakët i alkoolit nga shtatzënat dëmton trurin e fëmijës

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 29 January 2020

Gjatë shtatzënisë nuk preferohet konsumimi i alkoolit.

Kjo madje edhe në sasi shumë të vogla, shkruan gazeta inFokus.

Një hulumtim i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar i Anglisë ka dal në përfundim që edhe fare pak konsumim i alkoolit nga gratë shtatzëna është shumë i dëmshëm për trurin e fëmijës.

-Advertisement-

Andaj, edhe rekomandojnë që gjatë kësaj periudhe të mos konsumohet fare.

E nëse ndodhë një gjë e tillë atëherë fare lehtë mund të shkaktohen çrregullime tek foshnja, raporton “The Times”, shkruan gazeta inFokus.

Nga studimi që është bërë del në përfundim që fëmijët e lindur nga shtatzënat që kishin konsumuar alkool kishin probleme me aftësinë e të menduarit.

Fëmijët e lindur nga nënat që përdorën alkool gjatë kohës së shtatzënësisë kishin edhe peshë më të ulët, çka mund të ketë ndikim negativ në jetën e fëmijës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera