Lajme

Edhe Behgjet Pacolli udhëton për në SHBA: Për një ngjarje me miqtë e mi amerikan

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 11 November 2022

Ish presidenti i Kosovës dhe njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është nisur për në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai me një fotografi nga aeroplani ka thënë se është rrugës për tek një ngjarje me “miqtë amerikane”.

“Rrugës tani për në Miami 🇺🇸 një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikan”, ka shkruar Pacolli, në fotografi.

-Advertisement-

Kujtojmë se edhe liderët e dy partive opozitare më të mëdha në vend, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi kanë udhëtuar për në Amerikë.

Derisa pritet të kenë disa takime zyrtare. Nga ana tjetër Pacolli nuk ka dhënë më shumë detaje për vizitën e tij.

Ndërsa së fundmi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe disa kryetarëve të komunave në vend nuk iu aprovua vizita në SHBA. Sipas ambasadës së SHBA-së në Kosovë kjo ndodhi për shkak të zhvillimeve ë fundit në vend dhe krizës, e që nuk është parë e arsyeshme që në këtë periudhë të realizohen vizitat zyrtarëve e të qeverisë në Amerikë./Gazeta Infokus/

Albulena Haxhiut iu refuzua viza për në SHBA? Hovenier: Jemi në krizë, nuk është koha që ministrat të udhëtojnë, duhet të jemi të fokusuar këtu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera