Lajme

Edhe 10 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 06 September 2026

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri te momenti vendimtar në Hagë, kur Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 16 shtator, në orën 10:00, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vite, do të bëhet publik verdikti për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2023, po shkon drejt fundit, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Gjykata kishte planifikuar fillimisht që aktgjykimi të shpallej më 20 korrik 2026, por trupi gjykues e zgjati afatin për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe vëllimit të madh të provave.

Në Kosovë tashmë ka nisur ‘Ora e Pritjes’, që simbolizon numërimin prapa deri në aktgjykimin final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me 12 shtator në Prishtinë do të mbahet marshi në përkrahje të çlirimtarëve, ku figura politike dhe artistë të njohur kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy