EBU-ja letër Konjufcës dhe Kurtit, kërkon rritje buxheti për RTK-në
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 29 November 2022
Duke konstatuar se buxheti i ndarë për RTK-në nga ana e Qeverisë së Kosovës për vitin 2023 është i pamjaftueshëm për mirëfunksionimin e Transmetuesit Publik, drejtori i përgjithshëm i Unionit të Transmetuesve Publikë Evropianë (EBU), Noel Curran, u ka dërguar nga një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pasi rikujton se me 8.9 milionë euro buxhet vjetor për RTK-në janë të pamjaftueshme për funksionimin, si edhe realizimin e detyrave, sipas ligjit për Transmetuesin publik, Currani i kërkon kryetarit të Kuvendit Konjufca dhe kryeministrit Kurti rritjen e buxhetit.
Duke dhënë edhe shifra konkrete, Currani deklaron se buxheti aktual i RTK-së është më i ulëti, nëse krahasohet me Transmetuesit Publikë të vendeve në rajon.
Ai gjithashtu thekson faktin se RTK-ja ka hyrë në procese të guximshme reformuese nën menaxhmentin e ri dhe me mbështetjen e Bordit .
Duke iu drejtuar kryeparlamentarit dhe kryeministrit, në emër të EBU-së, Currani u kërkon atyre të ndikojë që Kuvendi i Kosovës, të mbështesë financimin adekuat të RTK-së, që do t’i mundësonte Transmetuesit Publik të përmbushë misionin e tij në shoqëri.
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës votoi në parim projektbuxhetin për vitin 2023 në vlerë 3.2 miliardë euro.
Në këtë ndarje buxhetore, Transmetuesit Publik i janë ndarë 8.96 milionë euro, ose 2.2 milionë më pak sesa buxheti i vitit 2021 e që është ndër më të ulëtit në dhjetë vjetët e fundit.
Më poshtë sjellim letrat (e njëjta) e Noel Curranit, drejtor gjeneral i EBU-së, drejtuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti:
Financimi i RTK-së
I nderuar kryeministër,
Në emër të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), aleancës kryesore profesionale të mediave të shërbimit publik, ju shkruaj për të kërkuar mbështetjen tuaj në sigurimin e financimit të duhur për Transmetuesin Publik të Kosovës, RTK.
Siç e dini, RTK-ja ka hyrë në procese të guximshme reformuese nën menaxhmentin e ri dhe me mbështetjen e Bordit . Po kryen reforma strukturore gjithëpërfshirëse dhe organizative për transformim dixhital dhe për të siguruar efikasitet që përfshinë mosvazhdimin e kontratave për rreth 25% të stafit të saj. Transmetuesi Publik luan një rol vendimtar në luftën kundër dezinformimit në këtë gjendje të ngarkuar politike dhe të ndjeshme, duke ofruar informacione kredibile e të besueshme për qytetarët dhe duke promovuar dialogun e mirëkuptimin.
Misioni i RTK-së për të informuar, edukuar dhe argëtuar të gjitha segmentet e shoqërisë në mënyrën më të lartë të mundshme profesionale, kërkon financim të përshtatshëm, për të mundësuar marrjen e të drejtave sportive, vënien në punë të prodhimeve të pavarura, prodhimin e programeve të cilësisë së lartë, shfaqjeve, dramave, dokumentarëve, programeve për fëmijë, programeve për minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuara ashtu si edhe kanali i dytë, në gjuhën serbe.
RTK-ja ka nevojë për financim të duhur për të përmbushur këtë rol të rëndësishëm në shoqëri. Sipas nenit 21 paragrafi 4 të Ligjit për RTK-në, Transmetuesi Publik duhet të marrë 0.7% nga buxheti vjetor, i cili është rreth 16 milionë euro. Aktualisht Transmetuesi Publik është i detyruar të operojë me vetëm 8.9 milionë euro, të cilat deri tani nuk janë të mjaftueshme për funksionimin e denjë të një institucioni demokratik.
Raporti i Inteligjencës Mediatike të EBU-së mbi financimin e mediave të shërbimit publik, nga marsi 2022 paraqet se financimi mesatar për këto media për kokë banori në Evropë është 45 euro. Financimi i Transmetuesve Publik në Kosovë është 4.73 euro për kokë banori, që është dhjetë herë më pak se mesatarja në Evropë dhe pesë herë më pak se financimi i këtyre mediave për kokë banori në Mal të Zi (24.08 euro), më pak se në Shqipëri (6.77 euro) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (6.42 euro).
Rekomandimi i Këshillit të Evropës CM/Rec (2012)1 mbi qeverisjen e mediave të shërbimit publik kërkon që shtetet të sigurojnë financimin e duhur dhe të sigurt të Mediave Publike. Buxheti aktual i RTK-së rrezikon seriozisht funksionimin e RTK-së, institucion ky që është i rëndësishëm për shoqërinë dhe demokracinë. Shpresoj që Kuvendi i Kosovës nën udhëheqjen tuaj do të mbështesë financimin adekuat të RTK-së dhe do t’i mundësojë Transmetuesit Publik të përmbushë misionin e tij në shoqëri.
Kjo për më tepër do të jetë një hap i guximshëm përpara në negociata të Kosovës për anëtarësim në BE.
Noel Curran
Drejtor Gjeneral
Të tjera
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...
-
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të m...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin...
-
Shtatorja e ish-presidentit Rugova, do të vendoset dhe në Prizren
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka dek...
-
Dimal Basha publikon foto me Albulena Haxhiun dhe “shefen” e deputetëve të VV’së: Gati për sfidat e reja
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit ...
-
Osmani: Unë përfaqësoj një Republikë që është shembull, dhe një popull që ka luftuar
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besim...