Lajme

E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 31 August 2026

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 20:00, në rrugën “Adriatik”, në Kamëz

Sipas policisë, i riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

-Advertisement-

27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./KlanKosova

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy