Lajme

E ulët: Largohet nga muri i Kuvendit fotografia e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 17 February 2023

Një person i panjohur e ka hequr fotografinë e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit, e cila ishte vendosunë murin e Kuvendit të Kosovës.

Pas largimit të fotografisë se ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali, ajo është hedhur në koshin e plehrave.

Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar.

-Advertisement-

“Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhet në posterë.

Koha.net ka raportuar se ky poster ishte vendosur në muret e Kuvendit të Kosovës nga OVL-UÇK.

Pas mbledhjes solemne të Qeverisë, ngritjes së flamurit, radha është për seancën solemne e Kuvendit të Kosovës.

Në të po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i deputetëve.

Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera