Lajme

E trishtë: Adoleshentja ndërron jetë në gjumë, ja çfarë i ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 01 August 2022

Një adoleshente vdiq tragjikisht pasi e kapi korrenti teksa ra në gjumë me telefonin e saj celular pranë.

Viktimë mbeti 17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia.

Pov kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja e saj elektronike.Incidenti ka nxitur debat në mediat sociale për sigurinë e karikuesve të telefonit. “Ata duhet të bëjnë fushata ndërgjegjësimi publik se si të kenë kujdes me energjinë elektrike,” tha një qytetar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera