Lajme

E tmerrshme| Kaq pozita më lartë në PISA është Serbia se Kosova

Autori: Halil Berisha 10:53 | 03 December 2019

Tanimë nuk është asgjë e re të thuhet se Kosova ka një sistem të shkatërruar të arsimit.

Kjo u rikonfirmua edhe në rezultatet e PISA 2018, ku Kosova del më mirë veç se dy vende tjera, Filipinet e Republika Domenikane, shkruan gazeta inFokus.

Madje, Kosova është goxha më dobët edhe se vendet e rajonit.

-Advertisement-

Shteti i Kosovës është për plot 30 vende më poshtë se Serbia, shkruan gazeta inFokus.

Serbia është në vendin e 45, ndërsa Kosova në vendin e 75, apo 30 pozita më poshtë se Serbia.

Pikët e Kosovës në lexim janë 353 ndërsa në Serbi 439.

Në matematikë Kosova ka 366 pikë ndërsa Serbia 448 e në shkencë 440 apo 75 pikë më shumë se Kosova./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera