E rritur mes varfërisë dhe mjerimit, sot një ikonë/ Irina Shayk bëhet 35 vjeçe

Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 07 January 2021
Ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe një nga fyturat më të bukura në botë. Por jo vetëm kaq…
Një nga më të ndjekurat dhe të fotografuarat, edhe përsa i përket jetës dhe historive dashurore. Me pak fjalë një nga më të dashurat për faqet e kronikës rozë. Supermodelja ruse vjen nga një fëmijëri shumë e vështirë. E rritur midis varfërisë dhe mjerimit, shumë herë ajo ka rrëfyer se i është dashur të bënte sakrifica të mëdha për të arritur aty ku është tani.
“Ndihmoja nënën time për të bërë punët në kopshtin e shtëpisë. Më pas kam filluar të punoja si modele dhe jetoja vetëm me 40 euro në javë. Dhe falë asaj që kam kaluar, kam kuptuar se asgjë nuk fitohet kollaj”.
Mbi këto parime kam vendosur të rrisë dhe vajzën e saj 3- vjeçare Lea-n, fryt i marrëdhënies dhe dashurisë me aktorin Bradley Cooper.
“Familja ime ishte e varfër, megjithatë e ndjeja që fati im ishte diku tjetër.”
Dhe në të vërtetë nuk gabohej. Irina lindi në fshatin e humbur të Rusisë të Yemanzheliskut. I ati ishte minator, ndërsa mamaja një mësuese pianoje, e cila e mësoi dhe Irinën të luante. Në moshën 14-vjeçare humbet babanë, për shkak të pneumonisë dhe transferohet në Celjabinks, ku ndjek studimet për marketing dhe më pas shkollën për estetikë së bashku me të motrën. Më pas, si një histori e vërtetë hollywoodiane pikaset nga një agjent modelesh duke i hapur rrugën e modelingut.
“Në të vërtetë unë dëshiroja të bëhesha gazetare, nuk dija anglisht dhe aq më tepër nuk e kisha idenë se ç’do të thoshte të sfiloje”, rrëfen modelja.
“Shumë shpesh nuk më zgjidhnin për shkak të formave fizike, gjoksit të madh dhe kockës së gjerë. Nuk hyja dot në masat e vogla. Vajzat që sfilonin ishin shumë të dobëta”, ka vazhduar ajo më tej.
Por episodi më i dhimbshëm dhe padyshim më i rëndësishmi në të gjithë jetën e saj, i cili rezultoi të ishte një mësim jete, ishte kur iu refuzua hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak se i ati i etnisë tartare, ishte me origjinë myslimane. Megjithatë as kjo barrierë nuk e pengoi Irinën të vazhdonte luftën e saj për të arritur suksesin e sotëm, duke u cilësuar si nga më të mirat në fushën e modelingut dhe modës në përgjithësi.
Por ajo që njerëzve dhe veçanërisht shtypit rozë u intereson më shumë është jeta private dhe historitë e dashurive të modeles së bukur ruse. Nga viti 2010 deri në 2015-ën ka qenë e lidhur me një nga sportistët më të paguar në botë, me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo. Më pas me një nga aktorët më seksi të Hollywood-it, me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka dhe vajzën Lea. Zërat e gossip-it flasin për një flirt midis asaj dhe koleksionistit të arteve Vito Schnabel, që prej fillimit të muajit mars të 2020-ës.

Të tjera
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...
-
Djaloshi shqiptar e bën shqiponjën gjatë intonimit të himnit të Serbisë
Dita e sotme e ka sjellur ndeshjen e madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë. Kjo...
-
Nis përballja Shqipëri – Serbi, në stadium vazhdojnë të dëgjohen brohorima “UÇK, UÇK”
Shqipëria po përballet me Serbinë më “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...
-
“Mora fjalë” jehon në stadium, tifozët brohorasin “UÇK, UÇK” para fillimit të ndeshjes
Nën ritmet e këngës “Mora Fjalë”, tifozët shqiptarë klnduan të gjithë së bash...
-
Asistenti i Sylvinhos, Bulku: Urojmë të fitojmë, secili lojtarë do jepte maksimumin sonte
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë pas pak ndaj Serbisë për t’u përba...
-
Për të shmangur incidente, stadiumi mbulohet plotësisht me rrjetë nga FSHF
Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për Kupën e B...
-
Tifozat Kuq e Zi: Nuk na është lejuar pjesëmarrja në ndeshjen Shqipëri-Serbi
Tifozëve Kuq e Zi nuk iu është lejuar pjesëmarrja në ndeshjen e sotme mes Shq...
-
Pasardhësit e Ademit dhe Hamzës, të pranishëm në stadium kundër Serbisë
Në mesin e 22 mijë e 500 tifozëve që do të jenë sonte të pranishëm në “Air Al...