Rajoni dhe Bota

E rrallë| Tigri përcjellët teksa ecën plot 1 mijë e 300 kilometra

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 02 December 2019

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Indi.

Atje, një tigër, i cili është përcjellur, ka ecur për plot 1 mijë e 300 kilometra, shkruan gazeta inFokus.

Këtë rrugë, e ka bërë për pesë muaj.

-Advertisement-

Ekspertët besojnë se krejt ky udhëtim është bërë për të gjetur gjahun, territorin apo për t’u çiftëzuar.

Tigri kishte ikur nga shtëpia në strehën e kafshëve të egra në Marashtra derisa është përcjellur të hynë në ferma e autostrada, shkruan gazeta inFokus.

Krejt këtë kohë, tigri u ndesh veç njëherë me njerëzit nga ku mbeti i lënduar.

Biologu Bilal Habib, ka thënë që të gjitha vendet ku jetojnë tigrat në Indi janë thuajse të mbushur me këtë kafshë, andaj edhe ka mundësi që ky ka dalë të shikoj për vende të reja, shkruan gazeta inFokus.

Tigri në fjalë pushonte ditën e udhëtonte natën dhe ushqehej me derra të egër e bagëti shtëpiake./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera