E rrallë: Kur Rugova dhe Demaçi festonin Vitin e Ri 1997 (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
19:40 | 31 December 2019
Presidenti historik, Ibrahim Rugova, organizonte edhe gjatë viteve të 90-ta pritje për festat e fundvitit, ku kishte të ftuar përfaqësues të atëhershëm të partive dhe institucioneve të Kosovës.
E këtë e dëshmon një videoinczim i vjetër të cilën së fundi e publikoi bashkëpunëtori më i ngushtë i tij Adnan Merovci.
Aty Rugova dëgjohet të kishte përmendur vazhdimisht krizën nëpër të cilën po kalonte Kosova dhe se qysh atëherë vendi kishte përkrahje nga ndërkombëtarët.
“Viti që lamë pas ishte një vit i përpjekjeve dhe sakrificave për liri dhe pavarësi dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.
“Po ashtu edhe që lamë pas ishte një vit i njohjes dhe i aformimit të Kosovës në planin ndërkombëtar, do të shënohet si vit historik me hapjen e zyrës amerikane në Kosovë”.
“Kosova dhe populli saj çmohen nga ndërkombëtarët. Viti 1997 do të jetë një vit për forcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjeve më të mëdha”, ka thënë Rugova.
Ky moment ishte regjistruar nga Adnan Merovci më 31 dhjetort të vitit 1996.
Sipas Merovcit të ftuar në këtë pritje ishin partitë politike, institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë,
“Nga mysafirët e ftuar ishin: Adem DEMAQI, Mark KRASNIQI, Idriz AJETI, Fehmi AGANI, Hajrullah GORANI, Kaqusha Jashari, Anton NOKA, Jusuf BAJRAKTARI, Abdullah VOKRRI, Luljeta Pula, Sabri HAMITI, Xhemail MUSTAFA, Ismail KASTRATI, Enver MALOKU, Alush Gashi, Ramush MAVRIQI, Milazim Krasniqi, Adem GASHI, Rifat Blaku, Pashkë STAKAJ, Shemsi PERANI, Esat STAVILECI, Behxhet SHALA, Gjergj Dedaj, Mehmet Hajrizi, Rexhep Osmani, Gazmend Pula, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Gjylieta Mushkolaj, Amer SHABANI, etj”, ka shkruar Merovci në Facebook.

T� tjera
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan D...
-
Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim
Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në ...
-
Reshje të dendura në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit. ...
-
U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së
Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dysh...

































