Lajme

E përcillte rrugës dhe e shqetësonte në punë, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 27 January 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën, femër kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur të enjten, në Gjilan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera