Auto&Tech

E pabesueshme! Ky është kualiteti i PES 2018 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 25 May 2017

PES 2018 do të arrijë më 14 shtator – disa ditë para FIFA 18, ka njoftuar prodhuesi KONAMI.

Loja e re elektronike premton “përmirësime të mëdha”, në tentim për t’i larguar klientët nga rivali EA SPORTS.

PES 2018 do të ketë më shumë veçori se çdo PES tjetër në dekadën e fundit, ka konfirmuar KONAMI.

-Advertisement-

Sistemi i kontrollit do të rikrijohet për t’i shtuar më shumë rrjedhshmëri lojës, përderisa një ndërveprim i ri i përdoruesit e bën navigimin nëpër meny shumë më të lehtë, transmeton Gazeta Express.

Ndeshjet do të jenë shumë më reale, përderisa një strategji e re dribluese ofron kontroll më të madh në lojtarë.

Kualiteti i lojës do të jetë aq i lartë sa që ndeshjet ditën dhe natën do të duken sikur janë reale – me animacione që i afrohen shumë realitetit.

 

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy