Sport

E pabesueshme: Anglia e bën horë San Marinon, e mposhtë me rezultat të paparë ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 15 November 2021

Kombëtarja e Anglisë edhe zyrtarisht është kualifikuar në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Tre Luanët’ të hënën mbrëma e kanë fituar bindshëm duelin e fundit të grupit I, pasi kanë demoluar San Marinon, duke e mposhtur me rezultat të pabesueshme 10-0.

Golat për anglezët i realizuan Harry Kane 4x, Harry Maguire, Emile Smith Rowe, Tyrone Mings, Tammy Abraham, Bukayo Saka dhe një autogol i shënuar nga Filippo Fabbri.

-Advertisement-

Me këtë fitore Anglia e ka mbyllur Grupin I në vendin e parë me 26 pikë, kurse San Marino ka përfunduar e fundit me 0 sosh.

Nga Grupi I në fazën e Play-Offit është kualifikuar Polonia që është renditur e dyta me 20 pikë, duke lenë prapa Shqipërinë me 18 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera