Ekonomi

E pa besueshme| Kosova hapë më së shumti vende pune në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 19 March 2018

E pa besueshme por e vërtetë. Kosova prinë në Ballkanin Perëndimorë me më së shumti vende pune të hapura gjatë vitit të fundit.

Së paku kështu tregojnë të dhënat e raportit “Prirjet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2018” të bërë publik të hënën nga Banka Botërore dhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare Vjenë.

Sipas këtij raporti, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë janë hapur 231,000 vende të reja pune ndërsa Kosova ka shënuar rritje prej 9,2 për qind sa i përket punësimit dhe është vendi kryesues në rajon.

-Advertisement-

Pas Kosovës është Serbia me (4,3 për qind), Mali i Zi (3,5 për qind), Shqipëria (3,4 për qind), Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë(2,7 për qind) dhe Bosnje Hercegovina (1,9 për qind).

Në të gjitha këto vende punësimi është rritur për 3,9 për qind, ndërsa papunësia ka pësuar rënie nga 18,6 për qind në 16,2 për qind, duke arritur nivele të ulëta historike në disa vende.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder vendet e rajonit kanë bërë hapa të mëdha lidhur me përmirësimin e rezultateve të tregut të punës, dhe më shumë individë po punësohen.

“Rajoni ka bërë hapa të mëdha lidhur me përmirësimin e rezultateve të tregut të punës, krahasuar me vitin e shkuar, që do të thotë se më shumë individë po punësohen”

Por, në Kosovë rritja e punësimit vazhdon të mbetet e ngadalshme, sipas të dhënave të Bankës Botërore, transmeton Infokusi.

“Rritja më impresive e punësimit është shënuar në Kosovë, e shtyrë nga rritja më e madhe ekonomike në vitin 2017. Mirëpo rritja e punësimit po ngadalësohet. Meqë pati më shumë njerëz që në mënyrë aktive kërkonin punë, shkalla e papunësisë është rritur në 2017 me gjithë rritjen e punësimit. Punësimi, si përqindje e popullsisë në moshë pune, mbetet nën 30 përqind. Më shumë se 70 përqind e njerëzve të papunësuar kanë kërkuar punë për më shumë se një vit. Kosova po ashtu e ka pasur edhe dallimin më të madh gjinor në punësim në vitin 2017, si dhe papunësinë më të madhe të të rinjve me mbi 50 përqind”.

Megjithatë, në vendet e Ballkanit Përëndimorë, ka edhe një lajmë të mirë. Punësimi i grave është në rritje. Po mbetet në nivel akoma të ulët krahasuar me standardet evropiane.

Shkalla e punësimit të grave në rajon është 43,2 për qind dhe ndryshon nga një përqindje e ulët prej 13,1 për qind në Kosovë në përqindjen e lartë prej 52,3 për qind në Serbi. Sipas BB, hendeku gjinor ka shënuar gjithashtu përmirësim që prej vitit 2010, duke çuan në ngushtim nga 28,9 përqind në Kosovë në 9,8 pikë përqindjeje në Malin e Zi.

“Prirjet ekonomike në rajon janë në drejtimin e duhur”, thotë Robert Stehrer, Drejtor Shkencor i Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Vienë. “Përfshirja e më shumë individëve, veçanërisht të rinjve dhe grave në punësim, mbetet një nga sfidat kyçe në rajon për një konvergjencë të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore”./Infokusi/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy