Lajme

E ngacmoi një grua në rrjetet sociale, arrestohet burri nga Suhareka

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 06 October 2022

Një person është arrestuar në fshatin Gjinoc të Suharekës, pasi që dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, ai i kishte dërguar fotografi të ndryshme.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Derisa, rasti është iniciuar si “Ngacmim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare duke i dërgua fotografi të ndryshme në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera