Lajme

“E meriton për përkushtimin e tij ndaj Serbisë”, Vuçiq konfirmon se sot do ta dekorojë Grenellin

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 15 February 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar do ta dekorojë ish të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebrisë, Richard Grenell.

Referuar raportimeve në media, Vuçiq tha sot se beson që  Qeveria e Serbisë nuk po e paguan për lobim ish të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Nuk mendoj se po e paguan, nuk jam në qeveri, por e di që ju (mediat) e keni mashtruar publikun kur thatë se kam paguar shumë të tjerë. Ju e keni mashtruar publikun shumë herë, kështu që besoj se po e bëni edhe këtë herë”, tha Vuçiq para gazetarëve serbë.

-Advertisement-

Ai deklaroi se fakti që Grenellit do t’i jepet dekoratë me rastin e festës kombëtare nuk është vendim i qeverisë, por i tij.

“Mendoj se ai ishte ndër të paktit njerëz nga SHBA-ja që ka pasur qasje më të balancuar, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë për Kosovën. Ai nuk është se mendon ndryshe nga pjesa tjetër e administratës amerikane, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, ka thënë Vuçiq.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera