Rozë

E mbajti shtatzëninë fshehur, këngëtarja shqiptare njofton se është bërë nënë për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 28 July 2025

Këngëtarja shqiptare Arta Memedi është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bëri të ditur vetë artistja me anë të një postimi në Instagram.

Ajo bëri një shkrim të gjatë duke theksuar se këto muaj i ka mbajtur në heshtjen si “këngën më të madhe që e ka njohur ndonjëherë”.

-Advertisement-

Gjithashtu zbuloi që foshnjën e kanë pagëzuar me emrin Noemi.

Postimi i plotë:

“Për muaj të tërë, kam mbajtur në heshtje këngën më të bukur që kam njohur ndonjëherë, ritmin e një rrahjeje të vogël zemre, melodinë e një shpirti. Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta për t’u treguar para kohe. Kisha nevojë për heshtje, qetësi, mbrojtje për të, për mua, për ne. Tani është këtu. Dhe unë mbaj brenda vetes emocione dhe qetësi të thellë. Më në fund, jam gati të ja këndoj botës. MirëserdheNoemi Dërguti  28.07.2025”, shkroi ajo.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy