Sport

E konfirmon Werderi: Kaq do të mungojë Milot Rashica

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 02 December 2020

Skuadra e Werder Bremenit e ka konfirmuar se sa do të mungojë sulmuesi kosovar, Milot Rashica.

Rashica i cili ishte lënduar para dy ditësh në stërvitje, u detyrua që të largohet nga seanca e trajnimit me klubin me makinën e stafit mjekësor.

Por, sot skuadra gjermane përmes një postimi në profilin e tyre në “Twitter”, e kanë konfirmuar se Rashica do t’i mungojë klubit deri në Janar të vitit 2021.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera