Fokus

E konfirmon Prokurori, ja përse u arrestuar zyrtari i BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 23 November 2018

Prokurori i shtetit, Rexhep Maqedonci ka konfirmuar për Gazetën inFokus arrestimin e Agron Ramadanit, shef i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës.

“ Po Agron Ramadani është arrestuar sot”, ka thënë ai.

Maqedonci ka konfirmuar gjithashtu se arrestimi ka ndodhur për shkak të falsifikimit të diplomave.

-Advertisement-

“Ai është arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të dhe ka publikuar përmbajtje të pavërtetë saktësisht diploma e tij të shkollës së mesme ekonomike dhe diplomën e fakulteti ekonomik në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Maqedonci për Gazetën inFokus.

Prokurori i shtetit ka konfirmuar se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

“ Momentalisht ndodhët në ndalim 48 orësh”, ka përfunduar ai.

Ndryshe pak minuta më parë Gazeta inFokus ka raportuar për arrestimin e Ramadanit.

Nsaj shefit të Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës, Agron Ramadanit muaj më parë ishte ngritur aktakuzë për kërcënim me vrasje./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Arrestohet zyrtari i lartë i BQK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera