Sport

E konfirmon klubi zviceran: Ky është ylli i radhës që është ftuar nga kombëtarja e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 16 March 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, akoma nuk e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, lista e lojtarëve që kanë marrë ftesë nga Kosova tashmë ka filluar të zbulohet.

Futbollisti i fundit që do të grumbullohet me ‘Dardanët’ është mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi zviceran përmes një njoftimi në faqen zyrtare në twitter.

Kosova në fund të muaji mars zhvillon tri ndeshje, fillimisht miqësore ndaj Lituanisë, e me pas ndaj Suedisë dhe Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera