Sport

E konfirmon Barcelona, Messi lë prapa dëmtimin dhe është gati për Champions

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 16 September 2019

Messi ka lënë prapa dëmtimin, do të luajë të martën kundër Borussia Dortmundit në Champions League.

Barcelona, përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”, ka konfirmuar se Lionel Messit i është dhënë drita e gjelbër për të luajtur dhe se është gati për të bërë paraqitjen e parë për sezonin 2019/20.

32-vjeçari pritet që të luajë nga minuta e parë të martën kundër Borussia Dortmundit.

-Advertisement-

“Leo Messi dhe Neto janë të gatshëm për Barcelonën”, ka shkruar klubi katalunas në “Twitter”.

Në mesin e 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme, përveç Lionel Messit, është sërish talenti 16-vjeçar, Ansu Fati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera