Sport

E konfirmon agjenti: “Coutinho dëshiron të kthehet në Premierligë”

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 01 June 2020

Coutinho dëshiron që të kthehet në Premierligë.

Kia Joorabchian, agjenti i Philippe Coutinhos, ka konfirmuar se mesfushori brazilian është lodhur me situatën e krijuar në karrierën e tij.

Nga një super futbollist i rëndësishëm te Liverpooli, ai është duke u shëtitur nëpër klube.

-Advertisement-

Nuk bindi te Barcelona, por as te Bayerni, që s’do ta shfrytëzojë klauzolën e blerjes dhe me të përfunduar sezoni do të kthehet në Camp Nou.

Coutinho kërkohet nga shumë klube në Premierligë, aty ku e krijoi emrin dhe dëshira e tij është që të kthehet edhe njëherë për të nisur gjithçka nga e para.

“Ai dëshiron që të kthehet në Premierligë”, tha Joorabchian për Sky Sports .

“Mund të mos ndodhë këtë vit, mund të ndodhë këtë vit, nuk e di. Me të vërtetë tani për tani s’kemi diskutuar për asgjë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera