Sport

E jashtëzakonshme: PSG-ja përmbysë rezultatin ndaj Atalantas në fund të ndeshjes dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 12 August 2020

PSG-ja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në minutat e fundit të ndeshjes e ka përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 ndaj Atalantes, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra italiane ishte duke fituar 1-0 deri në minutën e 90’ falë golit të realizuar nga Mario Pasalic në minutën e 27’ të ndeshjes.

Parisienët arritën që në minutat e fundit të takimit ta sigurojnë biletën për në fazën tjetër.

-Advertisement-

Fillimisht në minutën e 90’, Marquinhos e barazoi rezultati 1-1, ndërsa pas tre minutave Maxim Choupo-Moting e shënoi golin e fitores që e dergon PSG-në në gjysmëfinale të garës me prestigjioze për klube në Evropë.

Në gjysmëfinale Parisi do të takohet me fituesin e sfidës, Leipzig – Athletico Madrid./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera