Rozë

“E gjithë bota të bën “like”, por foton e bëj unë”, Icardi nxjerr Wandën thuajse nudo

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 02 March 2023

Marrëdhënia e Wandës dhe Mauro Icardit është diçka e pashpjegueshme. Ka ditë që duken se janë bashkë dhe të tjera që do të ndahen.

Wanda insiston se divorci është duke u përpunuar ndërkohë që futbollisti poston foto me të në rrjetet e saj sociale.

Edhe pse së fundmi, e pyetur nga shtypi nëse ishte me lojtarin, ajo u përgjigj: “Së bashku për gjithë jetën”.

-Advertisement-

Sulmuesi argjentinas ka publikuar disa foto me Wandën me rastin e 10-vjetorit të lidhjes:

“Ajo, gruaja ime, dashuria ime e vetme, Mbretëresha ime në këtë fushë të jetës, nëna e vajzave të mia… Të dua. 10 vite dashuri, na u desh të përjetonim miliona gjëra të bukura.

Të tjera jo aq të mira, duke luftuar zilinë, fyerjet, dallgët e e larta të jetës, shumë “kllounët” që donin të hipnin në këtë tren që vetëm ne e dimë se sa kushtoi, sa dhamë nga vetja për të pasur dhe për të qenë këta që jemi sot.

Të dua dhe do të të dua gjithë jetën, Mbretëresha ime e bukur!”, ka shkruar sulmuesi i Galatasaray, por pas një kohe të shkurtër i ka fshirë të gjitha fotot.

Në rubrikën e Instagramit, ku përmbajtja zgjat vetëm 24 orë (historitë), Icardi ka postuar një foto që sërish e fshiu. Ishte imazhi i Wanda Narës me fytyrë poshtë në shtrat, vetëm me të mbathura.

“E gjithë bota të bën “like”, por foto ne bëj unë”, – ka shkruar Mauro, duke treguar se vazhdon ta kalojë kohë në intimitet me gruan e tij.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy