E ardhmja e bukur e Perlës Orientale
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 30 June 2022
Në “Raportin mbi konkurrueshmërinë botërore për vitin 2022” të publikuar ditët e fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit i Zvicrës, del se renditja globale e Hong-Kongut u ngrit nga vendi i 7-të vitin e kaluar në vendin e 5-të sivjet.
Fuqia ekonomike e Hong-Kongut është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe Hong-Kongu është bërë, së bashku me Guangdong-un e Makaon, një nga rajonet më të hapura dhe me gjallërinë më të madhe ekonomike në Kinë.
Kryetari i Shoqatës së Promovimit të Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë Francesco Maringio tha:
“Sipas ‘Raportit mbi lirinë ekonomike botërore për vitin 2021’ nga Instituti ‘Fraser’ i Kanadasë, Hong-Kongu vazhdon të zërë vendin e parë për sa i përket lirisë tregtare ndërkombëtare dhe mbikëqyrjes. Hong-Kongu është renditur për 25 vjet me radhë si rajoni me shkallën më të lartë të lirisë ekonomike në botë.”
Në renditjen e Treguesit për Qendrat Financiare Globale të publikuar në mars të këtij viti, Hong-Kongu vazhdoi të zërë vendin e tretë në botë dhe vendin e parë në Azi, duke dëshmuar përsëri pozicionin e vet udhëheqës në financat globale.
Përgjegjësja e makrostrategjisë për Kinën në Departamentin e Kërkimit Global të Bankës “Standard Chartered”, zonja Becky Liu, tha:
“Ndër të gjitha qendrat e RMB-së jashtë pjesës kontinentale, vetëm Hong-Kongu emeton bono thesari në mënyrë të rregullt. Kjo masë e ka nxitur dhe përkrahur shumë Hong-Kongun të jetë qendër e RMB-së jashtë pjesës kontinentale dhe qendër financiare ndërkombëtare.”
Sipas të dhënave, nga viti 1997 deri në vitin e kaluar, numri i kompanive të listuara në Bursën e Hong-Kongut u rrit nga 619 në mbi 2 500 , ndërsa vëllimi mesatar ditor i tregtimit në këtë bursë u shtua nga 15 miliardë në 166.7 miliardë dollarë hongkongas.
Pasuritë e Hong-Kongut kanë ndikuar aktivisht në jetesën e qytetarëve. Që nga viti 1997 deri sot, të ardhurat mesatare për frymë të hongkongasve janë shtuar dy herë, ndërsa PBB-ja u rrit në 2.86 trilionë dollarë hongkongas në vitin 2021, nga 1.37 trilionë dollarë që ishte në vitin 1997.
Në shkurt të vitit 2019, u publikua “Programi i Zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao”, duke shënuar ndërtimin e gjithanshëm të Zonës së Madhe të Gjirit. Ky program krijon mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm .
Sot Hong-Kongu është një pjesë e rëndësishme në ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit. Deri në vitin 2035, Zona e Madhe e Gjirit do të kthehet në një zonë ndërkombëtare të klasit të parë.
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...