Sport

E ardhja e Brojës shqetëson pronarin e ri të Chelsea-t, Thuchel duhet të vendosë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 06 July 2022

E ardhmja e Armando Brojës është një çështje të cilën e ka marrë vetë në dorë për ta zgjidhur pronari i ri i bluve të Londrës, Todd Boehly, pas interesimit të tri klubeve të Premier League-s: West Ham, Everton dhe Newcastle.

Drejtuesit e skuadrave në fjalë presin përgjigje nga Chelsea, nëse do ta shesë apo japë sërish në huazim. Manjati amerikan, Boehly, është i vendosur të bisedojë me trajnerin Thomas Thuchel, për të kuptuar nëse është në planet e tij. Nëse vendos ta shesë, pret të arkëtojë rreth 30 milionë stërlina.

“Ylli” 20-vjeçar shijoi sezonin e tij të rëndësishëm në futbollin anglez vitin e kaluar, duke rënë në sy pasi shënoi nëntë gola në të gjitha garat për Southamptonin, ku luajti në formë huazimi.

-Advertisement-

Pas largimit të Romelu Lukakut në huazim tek Interi, në sulmin e Chelsea-t është hapur një vend, por i takon trajnerin gjerman të vendosë për organikën.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy