E anuluan tenderin në vlerë 4.8 milionë, tash Qeveria i ndanë mbi 6 milionë për librat nga klasa 1-5
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 30 August 2023
Tenderi për tekstet shkollore nga klasa 1-5 ishte anuluar në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. MASHT me akuza drejtuar shtëpive botuese dhe me arsyetimin se po e kursen buxhetin e shtetit, kishte marrë vendim për t’ua ndarë prindërve në llogari bankare paratë për blerjen e librave.
Tenderi ishte anuluar me arsyetimin se kishte kapërcyer për 500 mijë euro vlerën e parashikuar.
“Anulimi i procedurës së prokurimit është bërë pasi që ofertuesit – Shtëpitë Botuese kanë tejkaluar vlerën e parashikuar për ketë procedure të prokurimit. Edhe përkundër negociatave qe janë zhvilluar me Shtëpitë Botuese, çmimet janë më të larta se shuma e parashikuar për këtë procedurë të prokurimit. Vlera e parashikuar ka qenë: 4,316,885.00 € Vlera pas negociatave është: 4,830,069.62 €”, thuhet në vendimin për anulimin e tenderit për furnizim me tekste shkollore nga klasa 1-5, shkruan Express.
Sot ndërkohë Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje virtuale, ku ka ndarë 6 milionë e 323 mijë e 380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore nga klasa 1-5.
Kjo shumë e ndarë nga Qeveria, kalon për 2 milionë euro vlerën e parashikuar të tenderit të anuluar dhe është më e lartë për 1 milionë e gjysmë se sa vlera e tenderit që kishte arritur pas negociatave me shtëpitë botuese.
Ministrja Nagavci sot në një njoftim në profilin e saj në “facebook” ka njoftuar se përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar gjithsejtë 92 mijë prindër dhe se janë në proces të aspekteve teknike për transferimin e parave në xhirollogaritë e prindërve.
Ministrja ditë më parë kishte njoftuar se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, dhe për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9-të do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për materiale e tjera shkollore.
Qeveria e Kosovës sot përveç mjeteve për subvencionimin e teksteve shkollore 1-5, ka ndarë edhe 6 milionë e 617 mijë e 340 euro për subvencionimin e materialeve shkollore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë./Express/
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...