Sport

Dyshime për spiun te skuadra e Realit, Ancelotti merr një vendim të çuditshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 28 May 2022

Real Madrid e ka publikuar formacionin zyrtar më shumë se dy orë para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Lajmet e formacionit zakonisht publikohen një orë para fillimit ndërsa lojtarët dalin në fushë për t’u përgatitur përpara ndeshjes, por Real Madridi e bëri këtë gjë shumë më herët.

Tani, janë përhapur disa spekulime se Real Madridi u detyrua të publikonte formacionin e tyre dy orë para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve për shkak të frikës se kishte spiun në dhomën e zhveshjes që mund ta kishte publikuar atë më herët.

-Advertisement-

Carlo Ancelotti dyshon se informacionet në zhveshtore mund të përhapen në publik dhe kështu ka marrë vendimin, siç bëri para fitores gjysmëfinale të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt, të publikojë formacionin dy orë përpara finales në “Stade de France”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera